LAJMI I FUNDIT:

Nëna australiane bleu letër ambalazhi për Krishtlindje – por pastaj zbuloi pozën “e pakëndshme” të drerit

Nëna australiane bleu letër ambalazhi për Krishtlindje – por pastaj zbuloi pozën “e pakëndshme” të drerit

Është përsëri ajo kohë e vitit kur njerëzit janë të zënë duke blerë dhuratat e Krishtlindjeve dhe vrapojnë në dyqane të ndryshme për të gjetur letrën më të mirë të ambalazhit.

Por në gjithë mjegullën e periudhës festive, një nënë e ka mësuar rëndësinë e kontrollit të modelit në mbështjellësin tuaj përpara se ta blini atë.

Një letër ambalazhi me ngjyra festive me drerin në borë do t’i dukej perfekte çdo njeriu, por me një inspektim më të afërt, zgjedhja e kësaj gruaje nuk ishte aspak e përshtatshme për fëmijët, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Mamaja e katër fëmijëve Nicole nga Queensland në Australi, kohët e fundit shkoi në dyqanin Typo për të marrë pak letër ambalazhi.

Typo wrapping paper

Ajo nuk e dalloi atë derisa arriti të mbështillte dhuratën e saj të tretë dhe vuri re imazhet X në letrën në dukje të pafajshme – duke e bërë atë të qeshte.

Fatmirësisht për të, dy dhuratat e para ishin për të dhe partnerin e saj.

“Mua mu duk qesharake, dhe ua kam treguar të gjithëve. E postova fotografinë në rrjetet sociale në mënyrë ta shohin ata të cilët nuk e kanë dalluar ende atë figurë ose nëse nuk kanë arritur që ta blejnë sasinë e duhur, por edhe për t’i bërë njerëzit të qeshin”, tha ajo. /Telegrafi/