LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e thikës, gruaja në Angli tërhiqet nga makina dhe përshpejton të nxjerrë fëmijën e saj nga sedilja e pasme – pamjet kapën gjithçka

Nën kërcënimin e thikës, gruaja në Angli tërhiqet nga makina dhe përshpejton të nxjerrë fëmijën e saj nga sedilja e pasme – pamjet kapën gjithçka

Këto pamje tronditëse kapën momentin kur një grua në Angli u tërhoq nga makina nën kërcënimin e thikës në fyt, para se të nxitonte për të shpëtuar foshnjën e saj derisa makina iu vodh në mes të ditës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të filmuara në Gorton, Manchester tregojnë se automjeti ndaloi në mes të një zone banimi, derisa një burrë mbështetet në anën e drejtuesve të automjetit.


Gruaja mund të dëgjohet duke bërtitur derisa tërhiqet nga makina.

Ajo më pas shpëton nga njëri dhe nxiton rreth pjesës së pasme të makinës, kurse dy burra të tjerë vrapojnë për të hyrë në automjet.

Gruaja mezi ka kohë për të tërhequr fëmijën e saj nga automjeti, para se të tre burrat t’ia mbathin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Makina u gjet më vonë në një distancë të shkurtër larg në Manby Road në Gorton por besohet se hajdutët kanë akoma çelësat e makinës së shoferit si dhe telefonin.

Policia e Greater Manchester e konfirmoi se ata u thirrën në vendin e ngjarjes në ora 19:10 të enjten (17 qershor).

Ata shtuan se gruaja dhe fëmija janë në gjendje të mirë dhe të sigurt.

Nëna e kësaj gruaje i publikoi pamjet në mediet sociale në një përpjekje për të kapur përgjegjësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori