LAJMI I FUNDIT:

Nehat Thaçi takoi drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE

Nehat Thaçi takoi drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me sigurinë në institucione korrektuese dhe fushën e trajnimeve të stafit të SHKK-së në përgjithësi.

Gjatë takimit, Thaçi e njoftoi Anderson rreth trajnimeve të stafit, punës, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së. Tutje, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të mirë, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia.


Sipas komunikatës për media nga ShKK, Anderson e përgëzoi Thaçin për punën e treguar deri më tani, duke vlerësuar se ShKK gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të shkëlqyer, sidomos në aspektin e sigurisë dhe në atë të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit me COVID – 19 në institucionet korrektuese.

Gjatë takimit, Anderson shprehu gatishmërinë se OSBE shumë shpejt do të vazhdojë ta mbështes SHKK-në në fushën e trajnimeve, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

Në fund, Thaçi falënderoi Anderson dhe OSBE-në për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë në trajnimet e stafit, të cilat trajnime kanë për qellim ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori