LAJMI I FUNDIT:

Nehat Idrizi: Ne duhet ta pastrojmë gjyqësorin nga njerëz të korruptuar

Nehat Idrizi: Ne duhet ta pastrojmë gjyqësorin nga njerëz të korruptuar

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, ka mbajtur një takim pune me kryetarët e gjykatave themelore si dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit.

“Në këtë takim, Idrizi kërkoi nga udhëheqësit e gjykatave një angazhim më të madh në punën e tyre, një llogaridhënie më të lartë, një mbështetje më të fortë, me qëllim të ndërtimit të një gjyqësori efikas, të pavarur, transparentë dhe në shërbim të qytetarëve.


Llogaridhënia është shtyllë e rëndësishme dhe tregues cilësor në ngritjen e efikasitetit të punës për sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Andaj, gjyqësori duhet ta rrisë nivelin e llogaridhënies që konsiderohet ndër standardet më të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Evropian dhe për rritjen e cilësisë së funksionimit ligjor të gjyqësorit”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në këtë takim është theksuar se si mediat, ashtu edhe shoqëria civile është duke e kritikuar gjyqësorin në llogaridhënie, andaj është momenti i fundit kur ne të gjithë në këtë drejtim të angazhohemi që personat të cilët bien ndesh me ligjin, le të përgjigjen dhe të japin më shumë se kurrë llogaridhënie – tha në mes tjerash kryesuesi Idrizi.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për rastin e fundit të gjyqtares mbikëqyrëse, dega në Deçan, ky rast u cilësua si shqetësim pa masë, si për KGjK, por edhe opinionin, dhe se besimi i publikut në gjyqësor shihet se nuk është në nivelin e duhur. Andaj, kryesuesi i Këshillit, Idrizi kërkoi nga të gjithë kryetarët të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësin institucionale që kanë dhe të jenë më sy qelë, ta kenë një mbikëqyrje, një kontroll më të madhe mbi punën e gjyqtarëve pa e cenuar parimin e pavarësisë, por vetëm anën menaxheriale, sepse ndoshta sikur të ishte një kontroll më e madhe nuk do të kishin ndodhur gjëra të tilla.

“Na pret një sfidë e madhe, andaj, as mua, as juve nuk ju duhet puna me njerëz të korruptuar dhe me sjellje të pahijshme në kundërshtim me ligjin, por ne duhet të jemi ata që e luftojmë dhe e pastrojmë gjyqësorin nga njerëz të tillë – citoi Idrizi.

Pikë tjetër e rëndësishme e këtij takimi ishte menaxhimi i lëndëve nëpër gjykata, ky ishte një shqetësim i madh për të gjithë. Gjykata Themelore e Prishtinës u cilësua më e ngarkuara me lëndë, në veçanti Departamenti i përgjithshëm, por në të gjitha gjykatat është vërejtur tejkalimi i lëndëve të vjetra, parashkrimi, apo pezullimi i tyre, ndërsa, lëndët e reja po punohen me prioritet, një gjë e tillë duhet eliminuar. Në këtë drejtim u theksua se ka ankesa të shumta nga ana e qytetarëve lidhur me lëndët e vjetra. Gjykatat nuk duhet t’i shkelin parimet dhe afatin e arsyeshëm. Kryesuesi sugjeroj kryetarët që të shikojnë me kujdes gjyqtarët në kryerjen e lëndëve me rastin e raportimit të tyre”, thuhet më tej në njoftim.

Kryetarët e gjykatave kërkuan nga KGjK- të bëhet një auditim lidhur me Strategjinë e lëndëve të vjetra, se sa po respektohet kjo strategji?

Gjithashtu, të gjithë kryetarët e gjykatave u zotuan se gjatë mandatit të tyre, do të kërkojnë llogaridhënie nga gjyqtarët me qëllim që gjyqësori të jetë më efikas dhe më transparentë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori