Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka dhënë një intervistë për DAZN me rastin e publikimit të orarit për ndeshjet e sezonit 2021/2022 në Serie A.

Zonja e Vjetër i ka nisur sot (e mërkurë) përgatitjet parasezonale në Continassa me trajnerin e rikthyer Massimiliano Allegri.


Pyetja e vazhdueshme e gazetarëve ka të bëjë me të ardhmen e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht ndodhet për pushime.

cristiano 16 1 (Foto: Instagram/cristiano)

“Ronaldo është në pushime tash, nuk kemi marrë asnjë sinjal se ai do të largohet nga Juventusi, jemi duke e pritur dhe ai do të kthehet rreth 25 korrikut”, ka deklaruar Nedved.

36-vjeçari ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2022 dhe pritet që së paku ta respektojë atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app