LAJMI I FUNDIT:

Nedellkovski bëhet pjesë e grupeve qeveritare të punës (Dokument)

Nedellkovski bëhet pjesë e grupeve qeveritare të punës (Dokument)

Portali PlusInfo bën të ditur se më 6 korrik, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë, me propozim të zv. ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Timço Mucinski, ka sjellë vendim për formimin e një ”grupi punues me të gjithë veprimtarët për zbatimin e Planit aksional kombëtar për partneritet të hapur qeveritar 2016-2018”, përcjell Telegrafi maqedoni.

Sipas këtij portali, pjesë e këtij grupi është propozuar edhe gazetari kontraverz, Milenko Nedellkovski. Sipas dokumentit qeveritar, Nedellkovski do tëjetë pjesë e nëngrupit për Politika krijuese pjesëmarrëse, Të dhëna të hapura, Liria e informimit, Pengimi i korrupsionit, dhe Promovimi i parimeve të menaxhimit të mirë, Menaxhimi efikas me burime publike (transparencë fiskale), Transparencë në nivel lokal, Shërbimet publike dhe Ndryshimet klimatike./Telegrafi/


Dokument qeveritar Nedellkovski