LAJMI I FUNDIT:

Në zinxhirin e shumicës së xhinseve shkruan “YKK” – a e dini pse?

Në zinxhirin e shumicës së xhinseve shkruan “YKK” – a e dini pse?

Nëse keni parë me vëmendje xhinset tuaja, përkatësisht zinxhirin në to, me siguri keni vërejtur një shkurtesë me tri shkronja – “YKK”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shkurtesë që tregon atë që njihet prodhuesi më i madh i zinxhirëve në botë.

Bëhet fjalë për kompaninë japoneze e cila është themeluar nga një burrë me emrin Tadao Yoshida, në vitin 1934.

Dhe shkronjat YKK e ka kuptimin “Yoshida Kogyo Kabushikikaisa” ose “Yoshida Company Limited”.

Gjithashtu, kjo kompani prodhon shumicën e zinxhirëve, apo rreth 7 miliardë zinxhirë në vit.

Çfarë thuhet më tej, kjo kompani nuk ka zbuluar zinxhirët. Ka qenë një amerikan me emrin Whitcomb L. Judson, në vitin 1890 zbuluesi i tyre. /Telegrafi/