LAJMI I FUNDIT:

Në Vjenë bredhat e vjetër do të përdoren për ngrohjen e 2.700 shtëpive

Në Vjenë bredhat e vjetër do të përdoren për ngrohjen e 2.700 shtëpive

Në Vjenë shumica e bredhave fillojnë rrugëtimin e tyre të fundit pas festave të fundvitit.

Bredhat e vjetër po i grumbullon departamenti MA 48 nga 557 vende të ndryshme, dhe i riciklon për t’i përdorur si mbetje për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohje, transmeton Telegrafi.

Me energjinë e prodhuar autoritetet përkatëse të Vjenës – Wien Energie furnizojnë mijëra shtëpi me energji elektrike dhe me ngrohje.


Në këtë mënyrë bredhat ofrojnë ndriçim dhe ngrohtësi nëpër shtëpitë e Vjenës, e disa prej tyre shërbejnë edhe si ushqim për dhitë.

Vitin e kaluar rreth 190 mijë bredhash, përkatësisht mbi 835 tonelata janë dërguar në punkte të ndryshme nëpër Vjenë.

MA 48, që është angazhuar për mbledhjen e tyre, konsideron se shfrytëzimi i tyre për ngrohje kryhet përmes një teknologjie që konsiderohet si një ndër më të avancuarat në Evropë.

Ato riciklohen, e Wien Energie, energjinë që prodhohet thotë se nga aspekti i ndryshimeve klimatike është e pranuar dhe mjafton për furnizim për afro një muaj për më shumë se 1.400 shtëpi (me energji), dhe rreth 2.700 (për ngrohje). /Telegrafi/