LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2022 vetëm një kallëzim penal për ndotje të ambientit në Maqedoni

Në vitin 2022 vetëm një kallëzim penal për ndotje të ambientit në Maqedoni

Djegia e kallamishteve në Liqenin e Ohrit është rasti i vetëm ku Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor ka dorëzuar kallëzim penal në vitin 2022, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Drejtori I Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski.

“Kët vit kemi dorëzuar kallëzime kundërvajtëse në vlerë prej rreth 600.000 euro. Një pjesë janë dhënë për harmonizim në komisionin pranë Ministrisë së Mjedisit, kurse një pjesë është procesuar në gjykatat kompetente. Kemi vetëm një kallëzim penal, ai për djegien e kallamishteve në Liqenin e Ohrit’, tha Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.


Lidhur me rastin e mbetjeve të rrezikshme në Gjorçe Petrov, ku në mënyrë të jashtëligjshme ishin mënjanuar 500 ton mbeturina nga akumulatorë të shkrirë, sic percjell KlanM, Stojkovski shprehet se pritet vendimi i inspektorëve nëse do të ketë kallëzim penal apo kundërvajtës.

“Konstatuam se mbetjet vijnë nga firma që shkrin akumulatorë – TPA – MAK nga Probishtipi. I njëjti I është dhënë firmës Recikl – Eko Start, që sipas tyre e kanë trajtuar si mbetje të tillë dhe një pjesë është dërguar në fshatin Orman. Inspektorët janë të pavarur në procedurat, ata marrin vendimin. Me ndryshimin e Kodit Penal u vendos vepra “Ekocid” dhe inspektorët do të vendosin nëse do të shkojnë me kallëzim penal”, tha Stojkovski.

Drejtori I Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sic njofton KlanM, ka thënë se me nisjen e sezonit të ngrohjes do të kontrollohen edhe instalacionet e mëdha, qindra objekte që ngrohen me naftë dhe mazut dhe nëse konstatohen shkelje gjatë matjeve nuk do të ketë përjashtime, do të ketë sanksione për të gjithë ndotësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori