LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2020, gjithçka është e mundur – Inteligjenca amerikane mund të dëshmojë se prezenca e UFO-ve është reale

Në vitin 2020, gjithçka është e mundur – Inteligjenca amerikane mund të dëshmojë se prezenca e UFO-ve është reale

Pentagoni ka ende një njësi sekrete për të hetuar objektet fluturuese të paidentifikuara, dhe së shpejti do të duhet t’i publikojnë ato që janë zbuluar gjatë hulumtimit të tyre, shkruan New York Times, raporton usatoday.

Edhe pse Pentagoni pretendoi se kishte shpërndarë programin sekret të identifikimit të UFO-ve në vitin 2012, programi duket se ishte zhvendosur dhe riemëruar.


Vetë ekzistenca e paraardhësit të saj i quajtur “Programi i Avancuar i Kërcënimit të Hapësirës Ajrore”, u zbulua gjithashtu nga gazeta amerikane në vitin 2017, pesë vjet pasi u raportua për ndërprerjen e programit.

Ky i fundit u publikua në vitin 2007 dhe një nga iniciatorët kryesorë ishte presidenti i atëhershëm i Senatit, Harry Reid, transmeton Telegrafi.

Për zëvendësimin e saj në “Grupi i Punës për Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara”, u tregua muajin e kaluar në një raport të Komitetit të Inteligjencës së Senatit. Raporti thoshte se detyra e këtij grupi pune ishte “standardizimi i mbledhjes dhe raportimit të fenomeneve ajrore të paidentifikuara, çdo lidhje me qeveritë e huaja rivale dhe kërcënimet që paraqesin për instalimet e burimet ushtarake amerikane”.

Ajo që është veçanërisht interesante ka të bëjë me zbulimin e të paktës së një pjese të gjetjeve të tyre brenda 180 ditëve nga miratimi i Ligjit të Autorizimit të Inteligjencës.

Disa të përfshirë në program shpresojnë se do të gjejnë prova për anijet kozmike të huaja që spekulohet për dekada të tëra, ku fokusi kryesor është akoma tek ajo nëse është teknologji e përparuar nga forcat ushtarake rivale.

Senatori Marco Rubio, kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, komentoi për CBS-in se ishte i shqetësuar për UFO-të që shiheshin duke fluturuar mbi baza ushtarake amerikane – veçanërisht nëse Rusia ose Kina bënin “një lloj kërcimi teknologjik” që “u lejon atyre atë lloj aktiviteti”.

Kujtojmë se teoritë për UFO-të, të cilat deri më tani kanë rënë kryesisht në fushën e “kërkimit alternativ” dhe pseudo-shkencore, fituan të marrin vrull të ri dhe vëmendjen e publikut kur Pentagoni publikoi zyrtarisht disa pamje të pilotëve ushtarakë amerikanë që ndeshin me UFO-të.

Ndryshe, ato regjistrime u publikuan në vitin 2017 dhe 2018 nga kompania amerikane “To The Stars Academy of Arts & Sciences” e themeluar nga ish-anëtari i rock grupit “Blink-182”, Tom DeLonge. Marina e SHBA-ve konfirmoi origjinalitetin e tyre vitin e kaluar, por gjithashtu theksoi se nuk ka njohuri se cilat janë saktësisht objektet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori