LAJMI I FUNDIT:

Në verë të kuqe gjendet shëndeti: Sasitë e vogla të alkoolit janë të mira për trurin

Në verë të kuqe gjendet shëndeti: Sasitë e vogla të alkoolit janë të mira për trurin

Përderisa disa gota verë mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes pas një dite të ngarkuar, hulumtimet e reja tregojnë se ato gjithashtu mund të ndihmojnë edhe në ‘pastrimin’ e mendjes. Pra ky studim i ri tregon se sasitë e vogla të konsumimit të alkoolit mund ta zvogëlojnë inflamacionin dhe ta ndihmojnë trurin të pastrohet nga toksinat, duke i përfshirë ato toksina që ndërlidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

“Konsumimi i madh dhe i gjatë i sasive të tepërta të etanolit njihet për efektet e dëmshme që i shkakton në sistemin nervor qendror”, thotë Maiken Nedergaard, autor i studimit, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, në studimin e tyre, është dëshmuar se dozat e vogla të alkoolit janë potencialisht të mira për shëndetin e trurit, sepse e përmirësojnë aftësinë e trurit për t’i larguar toksinat.

Ky zbulim i konfirmon edhe studimet e mëhershme të cilat gjithashtu kanë treguar për përfitimet shëndetësore të dozave të vogla të alkoolit.

Pra, përderisa konsumimi i tepërt i alkoolit dihet mirë se është i dëmshëm për shëndetin, shumë studime i kanë ndërlidhur sasitë e vogla të alkoolit me rrezik më të vogël të sëmundjeve kardiovaskulare dhe numrit të rasteve me kancer.

Shkencëtarët kishin kryer eksperimente me minj, ndërsa rezultatet kanë treguar se kafshët të cilat kishin konsumuar sasi të vogla të alkoolit, rreth dy pije e gjysmë në ditë, faktikisht kishin pasur më pak inflamacion në tru, ndërsa sistemi i tyre glimfatik kishte qenë më efiçient në lëvizjen e CFS-së përgjatë trurit dhe largimin e toksinave, krahasuar me minjtë të cilët nuk kishin konsumuar alkool. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori