LAJMI I FUNDIT:

Në vendin me rezervat më të mëdha të naftës në botë, qytetarët kërkojnë ushqim në kontejnerë të mbeturinave

Në vendin me rezervat më të mëdha të naftës në botë, qytetarët kërkojnë ushqim në kontejnerë të mbeturinave

Venezuela është duke përjetuar një nga momentet më të këqija në historinë e saj. Inflacioni po rritet me shpejtësi të rrezikshme, rrymë ka vetëm për dy ditë, dhe njerëzit janë të uritur.

Ish klasa e mesme, të cilët përbënin shumicën e popullsisë së Venezuelës, tani gërmojnë në kontejnerë në rrugët e Karakasit, duke kërkuar ndërmjet frutave të kalbura dhe mbeturinave, me shpresa për të gjetur ndonjë ushqim të ngrënshëm, transmeton Telegrafi.


Tre vakte në ditë janë dukuri gjithnjë e më e pazakonshme në vendin e shkatërruar ekonomikisht, dhe të vetmit që kanë një lloj të mundësisë për të blerë ushqime, janë banorët e rajoneve kufitare, të cilët ushqimet i marrin nga Kolumbia fqinje.

“Ne jetonim si njerëz, me kokën lartë. Sot nuk kemi para as për një vakt, e lëre më tri. Na duhet të gjendemi disi, kërkojmë në mbeturina”, ka thënë Pedro Hernandez, një mësues nga Caracas.

Venezuela është një vend që ka rezervat më të mëdha të naftës në botë.

Presidenti i ndjerë Hugo Chavez, kishte vendosur një bazë të shëndoshë të shtetit, duke u krijuar njerëzve një jetë të mirë, përcjell Telegrafi.

Pas vdekjes së Chavez në vitin 2013, në krye të shtetit erdhi në truproja i tij Nicolas Maduro, i cili ka tentuar që të vazhdojë me politikën e kryer nga “El Presidente”.

Megjithatë, një rënie e madhe në çmimet e naftës, nga të cilat shitje është e varur e gjithë ekonomia e Venezuelës, janë dëmtuar themelet e Chavez.

Me gërshetim të faktorëve të ndryshëm të cilët kanë për qëllim ndryshimin e pushtetit në Venezuelë, por edhe për shkak të mungesës së jetesës, situata në Venezuelë është shndërruar në kaos, dhe qytetarët gjithnjë e më të dëshpëruar janë duke kërkuar shkarkimin e Madura dhe ardhjen e “opozitës demokratike” në udhëheqjen e vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori