Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe mori vëmendje të madhe për shkak të një projekti të ri.]

Bëhet fjalë për një projekt të veçantë vetëdijues, në të cilin ka rrëfyer gjëra nga jeta personale e po ashtu edhe ajo profesionale.


Ndonëse po vazhdon përgatitjet për pjesët e radhës të “Thuaje”, biondja ka shpërndarë një tjetër video në rrjete sociale.

Screenshot 9 42 Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet nga makina e saj teksa përshëndet njerëzit në rrugë dhe i thotë fjalë të mira.

“Shumë e bukur”, “Puna e mbarë, Zoti ju bekoftë”, “I paske sytë shumë të bukur”, “Kalofsh një ditë sa më të bukur sot”, “Qenke shumë e mirë” - kanë qenë disa nga fjalët që 30-vjeçarja ua ka thënë njerëzve që i ka takuar rrugës.

Screenshot 10 44 Luana Vjollca (Foto: Instagram)

“Në vend të një fjalë të keqe, THUAJE një fjalë të mirë”, u shpreh ajo në shkrimin e ndarë në Instagram.

Pas “Thuaje” dhe “Trauma”, presim të shohim se çfarë do të sjellë Vjollca. /Telegrafi/