LAJMI I FUNDIT:

Në Ulqin, mbrëmje autoriale me Sabri Hamitin

Në Ulqin, mbrëmje autoriale me Sabri Hamitin

Art Club-i i Ulqinit, në kuadër të edicionit të 27-të të Kalimerës Poetike “Basri Çapriqi”, organizon mbrëmje autoriale me poetin e studiuesin e letërsisë, Sabri Hamiti.

Për krijimtarinë e Sabri Hamitit do të flasë profesori e publicisti, Mark Marku. Poezi të autorit do të deklamojë aktori Simon Shkreli, ndërsa mbrëmjen do ta moderojë Liridona Sinishtaj.


Ky organizim do të mbahet të hënën, më 29 korrik, te Muzeu në Kalanë e Ulqinit, nga ora 21.00.