LAJMI I FUNDIT:

Në “Ulpianë” fillojnë instalimet e para të matësve dhe valvulave termostatike për konsumatorët e Termokosit

Në “Ulpianë” fillojnë instalimet e para të matësve dhe valvulave termostatike për konsumatorët e Termokosit

Ka filluar instalimi i matësve dhe valvulave termostatike për të gjithë konsumatorët e ngrohtores Termokos.

“Ulpiana” është lagjja e parë në të cilën do të bëhen instalimet e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes, që kanë për qëllim modernizimin e sistemit të ngrohjes.

Instalimi falas i pajisjeve do të bëhet nga ekipet e specializuara të projektit Prishtina HeatSave, të cilët do të vizitojnë të gjitha apartamentet që ngrohen përmes Termokos, për të bërë instalimin e matësve dhe shpjeguar funksionin e tyre.

Ky proces, i cili zgjatë jo më shumë se 30 minuta për një banesë me hapësire mesatare, kërkon komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me banorët përgjatë javëve të ardhshme.

“Për informata të detajishme përgjatë tërë fazës së instalimit të këtyre pajisjeve, qytetarët inkurajohen të drejtohen në numrin kontaktues: 0800 99 000, rrjete sociale, uebfaqe të projektit Prishtina HeatSave, ose grupin në Viber”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori