LAJMI I FUNDIT:

Në tregjet ndërkombëtare, bie çmimi i naftës

Në tregjet ndërkombëtare, bie çmimi i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 85 dollarë sot pasi investitorët frikësohen prej rritjes agresive të normave të interesit në SHBA.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie shitet me 2,01 dollarë më ulët se gjatë ditës së djeshme dhe arriti në 84,60 dollarë.

Në tregun amerikan një fuçi tregtohej me një çmim më të ulët prej 2.21 dollarë, nga 77.93 dollarë.

Tregtarët u fokusuan sot në njoftimin e Departamentit Amerikan të Energjisë se do të shesë 26 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, të cilat aktualisht janë në nivelin më të ulët që nga viti 1983.

Ata analizuan nga afër edhe të dhënat për inflacionin në SHBA në muajin janar. Çmimet u rritën përsëri në krahasim me dhjetorin, kur ishin në ngadalësim, duke nxitur frikën se FED mund të rriste në mënyrë agresive normat e interesit dhe në këtë mënyrë të frenonte ekonominë dhe kërkesën për naftë.

Në bazë vjetore, çmimet në SHBA u rritën pothuajse me të njëjtin ritëm si në dhjetor. /Telegrafi/