LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë filloi platforma për nxitjen e konkurrencës dhe inovacionin në Ballkanin Perëndimor

Në Tiranë filloi platforma për nxitjen e konkurrencës dhe inovacionin në Ballkanin Perëndimor

Sot, në Tiranë, në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, ka nisur iniciativa për t’i dhënë udhë konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në hapje të këtij takimi tha se Ballkani Perëndimor po ndryshon, dhe në këtë ka të bëjë shumë digjitalizimi.


“Tashmë Ballkani Perëndimor është identifikuar për kapacitetet e mrekullueshme për të prodhuar histori. Kemi pasur shumë histori, shumë konflikte, evente, ngjarje, por asnjëra nuk ka qenë frymëzuese. Historia është një rrëmbyes i rajonit tonë dhe i së ardhmes së fëmijëve tanë. Jam i lumtur të festojmë ndryshimet që po bëhen. Ne kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri, duke sjellë së bashku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për herë të parë, duke i ulur ata rreth një tavoline të përbashkët, për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Po shohim një punë që është në proces e sipër dhe që zhvillohet paralelisht me sfidat, që prodhon e shkuara. Pavarësisht kësaj ne jemi të angazhuar dhe do të ecim përpara, sepse kjo është ajo që ne ja detyrojmë fëmijëve tanë”, tha Rama.

Ai ka shtuar se Ballkani Perëndimor ua borxh fëmijëve, që të ketë një vend të ri, aty ku cilësia e jetës së bashku nuk do të matet nga sa shumë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, por deri në çfarë mase ne nuk biem dakord.

“Ne do krijojmë një hapësirë ku mosmarrëveshjet nuk janë deklarata përpara luftërave, gjakderdhjeve, por janë pjesë e hapësirës ku ne nuk jemi të detyruar që të biem dakord për çdo gjë, thjesht jemi të detyruar të gjejmë një mënyrë për të mos rënë dakord. Nga mosmarrëveshjet ne mësojmë më shumë për njëri-tjetrin”, ka përfunduar kryeministri Rama.

Majlinda Bregu, sekretarja gjenerale e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ka thënë se tashmë edhe zyrtarisht ka nisur procesi i përshpejtimit për të nxitur inovacionin dhe konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.

“Pa një funksion për inovacion strategjik që rrit kapacitetet për të inkubuar dhe përshpejtuar teknologjitë e reja, kompanitë në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë të grumbullojnë shpikje të pazhvilluara që nuk do të mund të kthehen në investime. Në këtë mënyrë, rrezikojmë të biem në grackën e të pasurit ide inovative që ekzekutohen në mënyrë graduale. Inovacioni në rajon është 33,7% ndërsa në nivelin e 15 vendeve të BE-së qëndron në 50%. Pavarësisht kësaj, ka hapësira të epërsisë shkencore dhe sipërmarrjes që lulëzojnë në rajonin tonë”, tha Bregu në takimin e parë “Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, mbi Përshpejtimin e Konkurrencës dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor që u zhvillua sot në Tiranë.

Martina Larkin, udhëheqësja për strategji rajonale për Evropë dhe Azi dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv në Forumin Botëror Ekonomik, ka thënë se Ballkani Perëndimor vuan nga largimi i trurit, papunësia dhe shkalla e ulët e zhvillimit të inovacionit.

Sipas saj, pikërisht kjo nismë do të ndihmojë që të nxisë konkurrencën dhe digjitalizimin.

Ndryshe, mbledhja e sotme bashkoi ministrat që merren me inovacionin dhe konkurrueshmërinë në rajon: Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Stasa Kosarac, ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës; Rozeta Hajdari, ministre e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës; Nina Angelovska, ministre e Financave e Maqedonisë së Veriut; Mladen Sarcevic, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë dhe Sasa Ivanoviç, sekretari i Shtetit për Shkencë në Ministrinë e Shkencës së Malit të Zi.

Përshpejtuesi i Konkurrencës dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor është një platformë bashkëpunimi lidershipi publik-privat që synon të mbështesë rajonin në përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe për të siguruar rritje afatgjatë. Nëntorin e kaluar, RCC dhe WEF nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mbi përshpejtimin e konkurrueshmërisë dhe inovacionit në rajon, duke themeluar kështu këtë përshpejtues rajonal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori