“Me dashuri nga Kosova”, është fraza që shoqëron fundin e çdo letre të dërguar drejt destinacioneve të largëta, për të shprehur mirënjohjen apo dashurinë e tyre përmes letrave postare. Një letër e tillë merr më shumë kuptim kur zarfi i saj nuk është tërësisht i bardhë, por i stampuar me një pullë postare e cila me të parë detekton vendin prej nga është dërguar.
Kosova prej vitit 2002 ka një thesar të mbushur me pulla postare, të cilat janë të deponuara në Filatelinë e Postës së Kosovës.
Pjesë e pullave postare janë panoramat piktoreske të vendeve të ndryshme në Kosovë, personalitetet e shquara dhe figurat ikonike nga arti dhe kultura.
Shënimi i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që nga 17 shkurti i vitit 2008, ndër vite ka ngërthyer organizime të ndryshme shtetërore dhe kulturore. Në 15 vjetorin e Pavarësisë kujtohen kontributet gjatë luftës për liri dhe të arriturat në kulturë e në art. Filatelia e Kosovës përmes pullave postare, monedhës postare të cilën mund ta prodhojnë dhe emetojnë vetëm shtetet e pavarura dhe sovrane, ka qenë përcjellës besnik i të arriturave të shtetit të Kosovës.
Telegrafi bëri një vizitë në Filatelinë e Postës së Kosovës, për të parë nga afër këto simbolika të veçanta, ndërsa menaxherja e Filatelisë, Fakete Kadiu, na njofton me thesarin që gjendet aty.
“Tani, kur i kujtojmë ato sfida, na duken paksa të pabesueshme. Deri në shpalljen e pavarësisë, të gjitha pullat postare janë monitoruar dhe vlerësuar – se a mund të përfshihen – nga zyra ligjore e UNMIK-ut. Komisioni i pullës postare ishte i vetëdijshëm se do të ndodhë shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, por datën e saktë nuk e dinte aksush. Kështu që kemi filluar me përgatitjet e pullës postare që do të shënonte ngjarjen kulmore”, nis rrëfimin e saj Fakete Kadiu, për Telegrafin.
Më tej ajo tregon se ndër emisionet më të veçanta postare nga Filatelia mbetet ajo me Kosovën e kuqe, e cila simbolizon vendin e lindur nga një betejë e përgjakur.
“Më kujtohet që me ditë të tëra, ndoshta edhe me muaj të tërë, kemi punuar me kolegë për përgatitjen e të gjitha produkteve që do të përfshihen në atë emision. Ishte një krenari kolektive të jesh i përfshirë në realizimin e një emisioni aq specifik. Për qarkullim vendor ishte pulla postare me ngjyrë të kuqe, vend i lindur nga gjaku – sepse e dini sa sakrificat ka ndodhur deri në kohën që Kosova të jetë vend i lirë dhe i pavarur”, thotë Kadiu.
Por sa emisione postare ka të emetuara deri më sot Filatelia e Postës së Kosovës?
“Deri më sot kemi goxha një bagazh edhe fond të gatshëm; 247 emisione të pullave postare me 640 pamje të ndryshme. Nëse llogaritet se gjatë vitit 2001, 2002, 2003 dhe 2004 kishim pothuajse vetëm nga një emision, se ishin prodhuar vetëm sa për t’i plotësuar nevojat e shërbimit postar, është një e arritur goxha e lakmueshme për një filateli relativisht të re në regjion”, thekson Kadiu.
Në botë janë të njohur koleksionistët e pullave postare, të cilat grumbullojnë thesarin e emisioneve nga vende të ndryshme të botës.
Tematikat e emisioneve postare janë vlerësuar edhe nga koleksionistët ndërkombëtarë dhe sado e pak besueshme mund të duket, Kosova numëron koleksionues pullash postare edhe në vendet që nuk e kanë njohur sovranitetin e shtetit, si: Serbia, Rusia apo edhe Kina e largët.
“Nga koleksionistët ndërkombëtarë më të kërkuara janë tematikat që pasqyrojnë lëminë nga të arriturat e sportit, por edhe të personaliteteve të shquara me renome botërore. Emisioni më i kërkuar ka qenë dhe mbetet ‘Evropa’. Është tematikë të cilën e emetojnë të gjitha vendet evropiane. Ne edhe pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, emetojmë tematika të tilla”, tha Fakete Kadiu për Telegrafin.
Nga Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa e deri te virtuozët e artit shqiptar: Filatelia e Postës së Kosovës është një thesar në vete.
“Nga vet fakti që jemi një vend relativisht i vogël edhe që kemi një histori shumë të begatshme, sepse jemi popull i lashtë, natyrisht kemi shumë talente që na bëjnë të ndihemi krenarë. Nga sporti kemi pasur Majlinda Kelmendi, atë sportiste që na bën shumë krenarë, sepse përmes pjesëmarrjes së saj – në gara të ndryshme – është valuar flamuri ynë i dashur”, tha Kadiu.
Ajo shtoi se emrat e shumtë që e kanë vendosur emrin e Kosovës në hartat ndërkombëtare, vetëm sa e kanë pasuruar më shumë thesarin filatelik.
“Po ashtu nga skena muzikore kemi dy yjet tona: Rita Orën dhe Dua Lipën. Të paharrueshmen, bilbilin e Kosovës – Nexhmije Pagarushën. Janë edhe shumë emra të tjerë që tani veç e veç nuk mund t’i përmendi të gjithë, por nga arti figurativ kemi Ibrahim Kodrën dhe Esat Vallën – kemi shumë [iktorë me renome botërore, kemi shkrimtarë tanë të nderuar”, shtoi ajo.
Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Filatelia e ka menduar emetimin e një pulle të veçantë postare, bashkë me zarfin e ditës së parë dhe një maksimum-kartë.
“Për 15 vjetorin e Pavarësisë jemi munduar ta bëjmë një përmbledhje të të arriturave përmes produkteve të vendit tonë. Në pamjen e pullës postare identifikohet shenja mbrojtëse e të gjitha manifestimeve që do të organizohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës – për nder të këtij manifestimi shumë të rëndësishëm. Do të emetohet një pullë postare, zarfi i ditës së parë të cilin e karakterizon edhe vula e ditës së parë. Në një sasi simbolike është edhe maksimum-karta”, tha Kadiu për Telegrafin.
Patjetër që dizajnimi dhe jetësimi i këtyre pullave postare kalon nëpër një sërë sfidash.
Disa prej problematikave me të cilat përballet Filatelia e Postës së Kosovës, Kadiu i ndau me lexuesit e Telegrafit, duke treguar se në përgjithëse sifda më e madhe mbetet interesimi i vogël i të rinjve për të aplikuar në dizajnimin e tyre.
“Sfidat e tanishme, karshi atyre paraprake, janë minore. Kjo ngase në pjesën dërrmuese të rasteve kemi problematikën për sigurimin e dizajneve për pulla postare – të cilat në mënyre të denjë do ta paraqesin vendin tonë në botë. Në momentet sikurse ishte rasti konkret, kur përmes konkursit nuk arrijmë të sigurojmë pamje, u drejtohemi institucioneve tona dhe kemi përkrahje maksimale. Komisioni i Pullës Postare pa vonesa i kryen punët e veta. Sfida paraqet vetëm dizajni ngase numri i të rinjve të cilët (pak) konkurrojnë, nuk është për t’u lakmuar”, tha Kadiu.
Bisedën për Telegrafin, menaxherja e Filetelisë së Postës së Kosovës e përmbyll me një mesazh drejtuar lexuesve, me dëshirën që ata të aplikojnë emisionet postare në të gjitha dërgesat e tyre.
“Ju ftoj të jeni edhe ju të jeni pjesë e përdorimit të këtij ‘ambasadori të vogël. Përmes këtij udhëtimi t’i ndihmojmë pullës postare të na prezantojë sa më mirë në borë”, përfundo ajo.
“Me dashuri nga Telegrafi për Kosovën” – #15vjetshtet
Fotografi të tjera nga thesari filatelik i Postës së Kosovës:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje