Muajin e ardhshëm pritet që të fillojë në praktikë zbatimi i vendimit të këshillit të komunës për rrugët e reja njëkahëshe në Tetovë. Vendimi më i ri ishte sjellur më 31 mars të këtij viti në seancë të këshillit të komunës së Tetovës. Në atë seancë u vendos që katër rrugë në Tetovë të jenë njëkahëshe.
Deri më tani ka patur 36 rrugë që kanë qenë njëkahëshe, ndërsa me këta katër rrugë të reja, në Tetovë zyrtarisht do të ketë 40 rrugë ku vozitësit kanë të drejtë të lëvizin në një drejtim. Paraprakisht, Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kishte dërguar kërkesë deri tek Sektori për Punë të Brendshme që këta rrugë të jenë njëkahëshe me çka kishte marrë përgjigje pozitive dhe tashmë pritet muaji qershor kur edhe do të fillojë implementimi i këtij vendimi.
Ndryshimet në regjimin e komunikacionit të rrugëve nga nenin 1 i këtij vendimi si rrugë njëkahëshe do të jenë të karakterit të përkohshëm, deri në realizimin e planeve detale urbanistike në ato rrugë, thuhet në propozim vendimin e miratuar në seancën e këshillit të komunës së Tetovës.
“Në këshillin e komunës së Tetovës muajin e kaluar e kemi miratuar vendimin për rrugët njëkahëshe dhe nga Sektori për Veprimtari Publike na kanë informuar që kontrata me kompaninë është nënshkruar dhe pritet që në fillim të muajit qershor të fillojë vendosja e shenjave adekuate informuese në këto rrugë. Me këtë presim që të fillojë zbatimi në praktikë i këtij vendimi”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Nga Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kanë thënë se me shpalljen e këtyre rrugëve njëkahëshe, dukshëm do të shkarkohet regjimi i zhvillimit të komunikacionit në ato rrugë, pasi që bëhet fjalë për rrugë të ngushta problem shtesë paraqet edhe parkimi para lokaleve dhe shtëpive i veturave. Nga ana tjetër edhe pse tashmë me vendim të këshillit janë shpallur shumë rrugë njëkahëshe, megjithatë në praktikë këta vendime shumë pak zbatohen nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Nga ana e Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës kanë apeluar deri tek vozitësit që të respektojnë këta vendime me qëllim që të ketë zhvillim normal të komunikacionit. Gjatë vitit të kaluar, disa banorë kishin kërkuar që rrugë njëkahëshe të shpallet pjesa nga Shkolla Shtetërore e Muzikës e deri tek ish Biblioteka e Tetovës, pasi që në këtë pjesë ndodhet edhe shkolla fillore Goce Dellçev dhe rrezikohej siguria e fëmijëve të tyre gjatë udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çitaku: Zgjedhjet më së largu në korrik, koalicioni me LVV vështirë i mundshëm
Kallëzim penal për një kryetar komune në Maqedoni i cili ka ndarë para nga buxheti gjatë zgjedhjeve
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja – nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore