LAJMI I FUNDIT:

Në tetor takimi i parë Kosovë – BE, i Këshillit të Stabilizim Asocimit (Video)

Në tetor takimi i parë Kosovë – BE, i Këshillit të Stabilizim Asocimit (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Bruksel edhe Komisionierin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn me të cilin ka diskutuar për raportet Kosovë-BE, liberalizimin e vizave dhe vecmas zbatimin e MSA-së pas hyrjes në fuqi të saj.

Pas takimit, Hoxhaj ka thënë ta ketë informuar Komisionerin Hahn për zhvillimet politike në Kosovë dhe angazhimin e Qeveirsë së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit pas hyrjes në fuqi të saj.


Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe më tej është aspirata e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe liderët e zgjedhur të saj do të bëjnë cmos që të punojnë për të arritur këtë.

“Gjatë ditës së sotme kam takuar Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, zonjën Mogherini dhe Komisionierin për Zgjerim, zotin Hahn. Me të dy kam diskutuar për tema të rëndësishme por fokusi kryesor ka qenë në dy procese të mëdha. Së pari, sa i takon të ardhmes evropiane ku ne presim gjatë muajit tetor të mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, që do të jetë një hap i parë i rëndësishëm i zbatimit të marrëdhënies kontraktuale të Kosovës me BE-në. Dhe së dyti, kemi biseduar që BE-ja, zonja Mogherini dhe zoti Hahn të bëjnë presion mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova i ka arritur deri më tani” ka thënë Hoxhaj.

Temë diskutimi po ashtu kanë qenë edhe çështjet e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, veçmas demarkacioni me Malin e Zi dhe votimi.

Hoxhaj është takuar edhe me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, ndësa pritet të takohet edhe me Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, dhe shumë eurodeputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori