Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 33 qese drogë të llojit marihuanë në peshë 40.2 gramë dhe 32 qese me kokainë.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe një telefon celular, dy çanta krahu dhe para kesh. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48-orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, në ora 21.00, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/