LAJMI I FUNDIT:

Në Strugë fillon edicioni i katërt i Festivalit “K’tu Fest”

Në Strugë fillon edicioni i katërt i Festivalit “K’tu Fest”

Mbrëmë në Strugë ka filluar edicioni i katërt i festivalit të teatrit shqiptar ‘K’tu Fest’ me performimin e teatrit të Korçës. Gjatë festivalit që do të zgjas deri më 9 gusht, do të ketë disa shfaqe teatrale të teatrove nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa do të ketë program muzikor si dhe përmbajtje tjera, shkruan Alsat-M.

Në Strugë kanë ardhur disa nga aktorët më të famshëm shqiptar.


Pjesa e paradites e programit më 8 gusht është e rezervuar për më të rinjtë. Do të mbahet ‘Junior K’tu Fest’ me performimin e teatrit të kukullave nga Tirana që do të shfaqen me ‘Kësulëkuqen’./Telegrafi/