LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës 11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 48 pacientë të infektuar me coronavirus, 11 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Nga 48 pacientët me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,  37 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 11 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, thuhet në njoftimin e spitalit këtë të shtunë.


Ndërkohë, që një pacientë tjetër është në CPAP. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit një pacient ka arritur që të shërohet nga ky infektim me COVID-19. /Telegrafi/