LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 77 pacientë me COVID-19, 13 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 77 pacientë me COVID-19, 13 janë në gjendje të rëndë
Foto: Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 77 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi për media thuhet se 56 pacientë janë në oksigjeno-terapi, një është në CPAP dhe 13 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

“ 77 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 56 pacientë me COVID-19 janë në oksigjeno-terapi, një pacientë me COVID-19 është në CPAP, 13 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/