LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 71 pacientë më COVID-19, 11 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 71 pacientë më COVID-19, 11 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 71 pacientë me COVID-19, ndërsa 54 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, e katër  pacientë janë në respirator (CPAP).

Sipas njoftimit, për 24 orë janë shëruar tre pacientë nga COVID-19.

“Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 54 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe katër pacientë janë në respirator (CPAP), ndërsa tre pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Dy lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur dy foshnje të dytë të gjinisë mashkullore. 259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997 analiza ndërsa janë kryer nëntë operacione”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori