LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 70 pacientë me coronavirus – gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 70 pacientë me coronavirus – gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19. Nga këta pacientë 59 të konfirmuar dhe 11 në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit, nga pacientët e shtrirë 20 janë me oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.


Po ashtu nga personeli i Spitalit 5 mjek, 7 infermierë dhe 2 bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu, Spitali i Përgjithshëm i Pejës bën të ditur se gjatë 24 orët e fundit kanë qenë 9 lindje, 6 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.

“Kanë lindur 9 foshnje dhe të gjitha foshnjet janë të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Përgjithshëm po ashtu bëhet e ditur se  186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë 27 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione, ndërsa 213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,752 analiza’, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori