LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga këta pacientë 58 janë të konfirmuar, dhe 8 në pritje të rezultateve.


“Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 5 Pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim theksohet se gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

“Nga këta 23 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.

Në ditët e vikendit 228 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,906 analiza”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/