LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës dje ka vdekur një pacient me COVID-19

Në Spitalin e Pejës dje ka vdekur një pacient me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 67 pacientë me COVID-19, prej tyre 26 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa dje ka vdekur një 73 vjeçar i infektuar me këtë virus.

Në  njoftimin nga Spitalin e Përgjithshëm në Pejë thuhet se pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile, kurse  7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.


“Nga personeli i spitalit 5 mjekë, 11 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Një pacient i moshës 73 vjeçare nga Komuna e Klinës fatëkeqësisht ka vdekur gjatë ditës së djeshme. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka apsur rezultat. Spitali i Përgithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/