LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës, 34 pacientë të hospitalizuar me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës, 34 pacientë të hospitalizuar me COVID-19
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, aktualisht janë të hospitalizuar 34 pacientë të konfirmuar me Covid-19, prej tyre 32 janë me oksigjeno terapi.

Sipas raportit të këtij spitali, gjatë 24 orëve të fundit 49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID.


“34 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar negativ, 11 pacientë presin rezultatet, 1 pacient pritet të testohet, 32 pacientë me oksigjeno terapi, 5 pacientë në CPAP maskë”, thuhet në njoftimin e këtij spitali, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Kosovë u raportuan të premten 12 viktima dhe 728 raste të reja me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,827 mostrave. Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë, me 316 raste.

Instituti raportoi të premten edhe për 60 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 22,934, i viktimave në 732 dhe i të shëruarve në 15,981.

Raste aktive aktualisht janë 6,221. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori