LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet e Kosovës ​292 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Në spitalet e Kosovës ​292 pacientë po trajtohen nga COVID-19
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme janë në trajtim 292 pacientë të shtrirë si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, 187 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 218 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.


“Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, 9 prej tyre, në gjendje të rënduar, 98 të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 131 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 63 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 132 pacientë:

8 prej tyre, në gjendje të rënduar

89 të konfirmuar pozitivë

87 me oksigjeno-terapi

Ndryshe në vendin tonë ka vazhduar trendi i përmirësimit të situatës epidemiologjike, pasi të dielën pozitivë në coronavirus kanë dalë 71 persona, nga 3,377 mostra të testuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shënuar edhe dy viktima. Pacientët që kanë humbur jetën janë nga Mitrovica dhe Podujeva.

Sipas njoftimit, si të shëruar janë regjistruar edhe 173 persona ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 5,061.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,914, i viktimave në 2,225 dhe i të shëruarve në 99,628. /Telegrafi/