Pas tradhtisë së Steve Bannon (i cili ka kërkuar falje, të paktën pjesërisht), një Rasputin i dytë del në krah të Donald Trumpit. Si një qen roje, Stephen Miller mbron presidentin në CNN, nga akuzat e “Zjarr dhe Tërbim”, libri i Michael Wolff që e paraqet atë si një fëmijë, paranojak dhe “një idiot të vërtetë”.
“Eshtë një imazh i rremë dhe hakmarrës”, ulëret Miller në Tv. Më pas përpiqet të diskreditojë Bannonin, i cili madje ka qenë protektori i tij: “Ka bërë deklarata groteske”. Sulmon CNN si pjesë të “fake news”. Dhe flet për Trumpin si një “gjeni të politikës” dhe një “sipërmarrës të suksesshëm”.
Një gjeni? Drejtuesi i programit e ndërpret: është e qartë – kundërshton Jake Tappe – që fjalët e Millerit i drejtohen vetëm një telespektatori, domethënë Trumpit, dhe që po përpiqet t’i shprehë mirënjohjen. Intervista merr fund në mënyrë të beftë. Pa kaluar shumë minuta, një postim në Tuiter konfirmon që ishte pikërisht kështu: presidenti ndodhej para ekranit dhe ka duartrokitur performancën plot grintë të Millerit. Eshtë një lloj konsakrimi. Me daljen nga skena të Bannon, është ai, nacional-populisti 32-vjeçar, që ka udhëhequr kryqëzatat kundër myslimanëve dhe kozmopolitizmit, që është shndërruar në ideologun e Shtëpisë së Bardhë. Domethënë, Rasputini i dytë.
Dhe si reagoi i pari, Bannon, ndaj zhurmës që shkaktoi libri i Wolff, të cilit i kish ofruar jo pak material? Si u përgjigjet akuzave se “ka luajtur mendsh, përveçse ka humbur vendin e punës”, akuza të hedhura nga një president i tërbuar? Për pesë ditë heshti, duke konfirmuar në fakt akuzat që ka hedhur tek “Zjarr dhe tërbim”, kundër Trumpit dhe familjarëve të tij. Por dje, befas, ish Rasputini i dëbuar në gusht, kërkoi falje në revistën Axios. Dhe ka shpjeguar se Donald Jr, djali i madh i Trumpit dhe organizatori i takimit me të dërguarit rusë në qershor 2016, në të vërtetë është “një patriot dhe njeri i ndershëm”, ndërsa kritikat e tij kishin të bënin më shumë me ish kreun e organizimit elektoral, Paul Manafort.
Bannon përsërit edhe mbështetjen e tij për presidentin, mbështetje “që nuk është luhatur asnjëherë” dhe që Russiagate është “vetëm një gjueti shtrigash”. Fjalë të çuditshme, këto. Dhe shumë kontradiktore. Si mund t’i interpretosh? Ndoshta është një sprapsje e pjesshme, duke qenë se në ditët e fundit sponsorizuesit i kanë ndërprerë financimet, duke filluar nga ata në portalin e tij ultra të djathtë Breitbard News? Apo është një manovër taktike? E sigurtë është që në Uashington situata po evoluon me shpejtësi dhe parashikohen surpriza. Nuk i ka shpëtuar askujt, për shembull, që sipas asaj që shkruan ëolff, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, “ambicioze si Luciferi”, synon që të marrë trashëgiminë politike të Trumpit. / Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj – një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City