LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpi të huaj e në kushte të mjerueshme jetese, rrëfimi i 69-vjeçares nga Vitia e cila thotë se burri i vdiq nga i ftohti dhe mungesa e barnave

Në shtëpi të huaj e në kushte të mjerueshme jetese, rrëfimi i 69-vjeçares nga Vitia e cila thotë se burri i vdiq nga i ftohti dhe mungesa e barnave

Posa të hysh në oborr, në shikim të parë duket gërmadhë e luftës. Nuk ka dritare e as dyer –  e kulmi i saj të jep përshtypjen se nga çasti në çast do të bie….!

Kjo është “shtëpia”, në të cilën jeton 69-vjeçarja Magdalena Isufi nga komuna e Vitisë.


Ajo ka rrëfyer për Telegrafin, se shtëpia i është dhënë vetëm për shfrytëzim pasi nuk ka pasur zgjidhje tjetër ku të shkojë.

E moshuara jeton me vajzën dhe djalin e saj për të cilin thotë se nuk është mirë me shëndet mendor – e për të shëruar atë nuk ka mjete financiare.

“Nuk është kjo shtëpi e jona e huaja është, është shumë ftohtë dhe beton as nuk kemi tokë as banës as asnjë gjë. Unë i kam dy fëmijë një vajzë dhe një djalë por ky djali nuk është mirë, me mend nuk është mirë e kam pas tek një psikiatër por nuk po mundem me ja ble barnat sepse shumë të shtrenjta ”, tregon ajo.

Tutje tregon se burri i saj vdiq shkaku i të ftohtit të madh dhe mungesës së barnave.

E vetë po ashtu është e sëmurë dhe nuk merr ndonjë ndihmë sociale nga komuna përveç pensionit që i takon për moshën.

“Nuk kemi të ardhura tjera vetëm pensionin që e marr 99 euro, e prej që ka vdek burri nuk jam mirë as unë prej kushteve të kqija ai u sëmurë dhe vdiq sidomos prej të ftohtit e ka pas sëmundjen, kam qenë” tha tutje ajo.

Magdalena thotë që shtëpia në të cilën jetojnë aktualisht nuk është e tyre por e një serbi dhe në momentin që mundet ai do ta shes shtëpinë.

“Nuk është kjo shtëpi e jonja e huaja është, është shumë ftohtë dhe beton as nuk kemi tokë as banes as asnjë gjë, nesër më qet prej shtëpisë mbes në rrugë. ” tha Magdalena.

Magdalena Isufi

E për shkak të problemeve me shëndet ajo ditë më parë u rrëzua duke shkuar në barnatore dhe nuk mund të levizë, për shkak se e kishte lënduar këmbën.

“Kam qenë duke shkuar tek barnatorja për me ble barna, edhe duke e bërë pagesën mu terruan sytë edhe më nuk di deri sa më ka ardh vetëdija, e kam parë vetën në spital”, përfundoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori