LAJMI I FUNDIT:

“Në Shqipëri shërbehet edhe mish ariu” – mediat shqiptare vizitojnë restorantit, reagon pronari

“Në Shqipëri shërbehet edhe mish ariu” – mediat shqiptare vizitojnë restorantit, reagon pronari

Një hetim i bërë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” ka zbuluar se një restorant në Drilon të Pogradecit në Shqipëri ofron mish nga gjuetia e paligjshme e arinjve.

Sipas The Independent, ata thonë se kjo tregti e paligjshme e jetës së egër që duhet të mbrohet ka dalë jashtë kontrollit në vend.


Madje, restoranti gjithashtu reklamon mishin e ariut në menynë e tij në Facebook.

Studiuesit thanë se ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan që ky lloj mishi i papërpunuar mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është coronavirusi që është përhapur shumë në të gjithë botën.

Gjithashtu, “Four Paws” zbuloi se dy nga faqet kryesore në internet të Shqipërisë po publikonin dhjetëra reklama duke shitur arinj të murrmë dhe specie të tjera që mbrohen me ligj.

Këto kafshë mbahen në kafaze derisa u vjen koha që të gatuhen apo të shiten.

”Kjo nuk ndodh askund në Evropë”: Në Shqipëri shërbehet edhe mish ariu, mediumi britanik sjell dëshmitë
Lexo po ashtu ”Kjo nuk ndodh askund në Evropë”: Në Shqipëri shërbehet edhe mish ariu, mediumi britanik sjell dëshmitë

Sipas mediumit në fjalë, ky është një biznes fitimprurës.

Ndërkohë mediat shqiptare shkruajnë se nga ekstrakti i QKB-së rezulton se pronari i restorantit “Egnis” në Drilon të Pogradecit është Pandi Çekiçi.

Në këtë drejtim, Report Tv ka kontaktuar pronarin për t’i marrë një prononcim.

Siç thuhet më tej, Pandi Çekiçi e mohoi lajmin e mediave britanike duke deklaruar se në restorantin e tij nuk ofron mish ariu.

Po ashtu edhe menunë që “The independent” ka publikuar nga ajo që ofron restoranti, pronari nuk e pranon që është e tij duke e mohuar.

“Jam njohur me lajmin. Nuk është e vërtetë, kur të doni, si të doni, paraqituni në lokal, kontrollojeni lokalin dhe shikojeni. Ajo nuk është menyja ime, mish ariu jo, nuk flitet, nuk bën vaki. Kafshë të egra jo, nuk kam fare, ka 10 vjet, që ka qenë e imja, vetëm rosë e egër, lepuri i egër, kanë qenë para 10 viteve, është bllokuar, nuk kam shitur asnjë gram që kur doli kjo e bllokimit të kafshëve të egra. Mish ariu jo, nuk bën vaki, absolutisht, e jap me përgjegjësi të madhe këtë”, tha ai.

Përpos menysë, Çekiçi ka reklamuar një ari të balsamosur në hyrje të restorantit.

“E kam blerë para 10 viteve. Është i balsamosur,…”, ka thënë ai.

Report Tv shkruan se ishte në Pogradec, por restoranti ishte i mbyllur, ndërsa pronari tha se ndodhej në Berat.

Por gjatë kësaj kohe a kanë qenë në restorantin e tij gazetarë të huaj?

“Nuk e di nuk kam komunikuar me njeri fare, nuk e di, lokali është i hapur për çdo lloj personi, klienti që vjen”, citohet të ketë thënë pronari.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori