Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se “deri ditën e sotme janë paguar 52,350 persona nga paketa e parë e ndihmës ekonomike të qeverisë“.
Në një intervistë televizive, Ibrahimaj tha se, “aplikimi i pagës së parë të luftës është mbyllur që të shtunën, 18 prill”.
Ajo tha se nga 60 mijë biznese që kishin aplikuar për përfitim, janë 30 mijë nipte, punonjësit e të cilëve përfituan nga paga e luftës me paketën e parë.
“Tatimpaguesit janë lajmëruar për mbylljen e këtij procesi duke qenë se do të hapej procesi i paketës numër dy. Është një numër i lartë tatimpaguesish që kanë aplikuar për paketën e parë, janë mbi 60 mijë ata që aplikuan për paketën e parë. ndërkohë që nga këto nipte janë rreth 30 mijë punonjësit e të cilëve kanë përfituar nga paketa e parë”, tha ajo.
Lidhur me rastet e refuzuara, Ibrahimaj, tha se, “janë 31,132 raste të refuzuara. Ne kemi bërë një analizë ku 16,993 subjekte të cilët kanë aplikuar dhe janë refuzuar nga paketa e parë janë përfitues të paketës së dytë dhe janë njoftuar gjatë ditës së sotme me një mesazh për t’i shpjeguar mënyrën e përfitimit të paketës. Gjithashtu u është dërguar një e-mail të gjithë të punësuarve të këtyre subjekteve, të cilët do të jenë përfitues të paketës së dytë”.
Ibrahimaj theksoi se, “për pjesën e mbetur të subjekteve që kanë qenë të refuzuar, që është një numër prej 14,199 subjekte ose 25,212 të punësuar Administrata Tatimore ka filluar një proces riverifikimi që të jemi të sigurt që asnjë gabim nuk është bërë dhe të gjithë ata që do të përfitonin, që janë subjekte përfitimi nga paketa e parë e pagës së luftës do të marrin atë”.
Më tej ajo u shpreh se, “brenda kësaj jave ne do të riverifikojmë këto raste me qëllim që procesi i vlerësimit të paktës së parë të përmbyllet së bashku me të gjithë ankimimet që kanë bërë subjektet”.
Shifrat e dhëna nga Ibrahimaj hodhën poshtë edhe deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili më herët, nga i njëjti emision deklaroi se pagesat për punonjësit me paketën e parë financiare ishin një mashtrim dhe se qeveria nuk i ka shpërndarë këto paga.
Lidhur me aplikimin e pagës së luftës për paketën e dytë, Ibrahimaj tha se, “sot në fakt numri i aplikimeve ka qenë i ulët rreth 100 tatimpagues. Ka qenë numër i vogël sot, pasi tatimpaguesit nuk janë njohur me procedurën e dytë që duhet të ndjekin. Të gjithë përfituesit e paketës së dytë nëpërmet portalit kanë marrë një mesazh ku u shpjegohet sesi duhet të aplikojnë”. /ATSH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit