LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup, Ursula von der Leyen do të prezantojë një paketë për mbështetje energjetike për rajonin

Në Shkup, Ursula von der Leyen do të prezantojë një paketë për mbështetje energjetike për rajonin

Pako për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin javën e ardhshme në Shkup do ta prezantojë kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen, njoftoi dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Vlera e paketës mbështetëse sipas njoftimeve, është një miliard euro.

Osmani u njoftua nga Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhey, për pakon e mbështetjes energjetike, e cila siç tha do të shpallet me ardhjen e kryetares të KE javën e ardhshme në Shkup, para së gjithash për tejkalimin e problemeve aktuale për sa i përket furnizimit me energji dhe çmimeve të larta për industrinë dhe familjet.

Në takimin me Varhejin, Osmani falënderoi Komisionin Evropian për punën e tij në planin për përballimin e krizës energjetike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të propozojë fonde financiare urgjente për zgjidhjen e problemit, afatshkurtër, afatmesëm dhe nevojat afatgjata të rajonit tonë. Siç bën me dije Ministria e Jashtme, Varheji ka paralajmëruar një paketë financiare për rajonin në vlerë prej një miliardë eurosh për të zbutur efektet e krizës energjetike.

Më herët, më datë 19 të këtij muaji, ministri i Ekonomisë Kreshnik Beksheti ka nënshkruar letrën me kërkesa konkrete nga vendi për ndihmë nga Komisioni Evropian për përballimin e pasojave të krizës energjetike.

“Në letër kërkojmë që nga 1 janari të zgjerohet lista e kategorive të qytetarëve që marrin ndihmë për energji elektrike dhe kërkojmë bashkëfinancim të disa subvencioneve që tashmë do të fillojnë të realizohen me qëllim ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në çatitë e amvisërive dhe sipërmarrjeve mikro të vogla, si dhe subvencionim direkt për kompanitë që janë në tregun e hapur të energjisë elektrike dhe ato që janë në tregun e rregulluar për të ruajtur konkurrencën e tyre në nivel rajonal dhe evropian”, tha Bekteshi.