LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u realizua fushatë për vetëdijësimin ndaj prodhimeve të falsifikuara

Në Shkup u realizua fushatë për vetëdijësimin ndaj prodhimeve të falsifikuara

Në kuadër të projektit ”Forcimi i të drejtës së pronës intelektuale” që zbatohet nga Zyra daneze për patenta dhe brende tregtare, në Shkup u mbajt fushatë për ngritjen e vetëdijes së pasojave të dëmshme nga prodhimet e flasifikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Drejtoria e Doganave, që morën pjesë në këtë fushatë, theksuan se prodhimet e falsifikuara paraqesin rrezik të lartë për shëndetin e njerëzve, kurse ekonomia botërore përjeton humbje të mëdhaja për shkak të prodhimeve falso.


Sipas AIM-së, në këtë aktivitet morën pjesë edhe ekspertë nga BE-ja, bashkëpunëtorë të projektit, përfaqësues të Entit Shtetëror për pronësi industriale dhe institucionet tjera të rëndësishme./Telegrafi/