LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u mbajt debat për efikasitet në transportin publik

Në Shkup u mbajt debat për efikasitet në transportin publik

Në bashkinë e Shkupit u mbajt debat për arritjen e efikasitetit më të madh në transport. Debati është mbajtur në kuadër të projektit evropian CREATE, Ulja e dendësisë në komunikacion në Evropë – arritja e efikasitetit transportues”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Idetë e tyre iprezantuan ekspertë të sferës së transportit urban nga Londra, profesorë nga disa fakultete në Maqedoni, përfaqësues të administratës së bashkisë së Shkupit, MPB-ja, Instituti për planifikim, urbanizim dhe komunikacion – In Puma dhe Agjencia për planifikim hapësinor.


Qëllimi kryesor i projektit është ulja e dendësisë në komunikacion në qytetet evropiane përmes nxitjes së ndryshimit të prirjeve transportuese, nga udhëtimi me veturë në udhëtimin me lloje transporti të qëndrueshme, si transporti publik, biçikletat dhe ecja./Telegrafi/