Institucionet në Maqedoni rrallëherë dijnë të jenë edhe efikasë.

Ndërmarrja Publike “Parqet dhe gjelbërimi” në Shkup kishte marrë një thirrje me lutje nga një vogëlushe nga Shkupi me emrin Teona e cila kishte raportuar se një mace kërkon ndihmë për katër ditë në një dru të lartë 25 metra.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Ardijan Muça në Facebook ka shpërndarë një tregim për nëj mace e cila më vonë u shpëtua, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Pas lutjes që sot na e përcolli vogëlushja Teona, ekipet tona urgjentisht filluan aksionin për shpëtim të maces së saj e cila gjendej në plepin i cili ishte i gjatë më shumë se 25 metra. Macja e pafuqishme po kërkonte ndihmë tani më 4 ditë” ka shkruar Muça për këtë rast.

I gjithë procesi i shpëtimit është inçizuar dhe është publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/