LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup mbahet takim rajonal për HIV

Në Shkup mbahet takim rajonal për HIV

Me rastin e ditës botërore të luftës kundër HIV/SIDA, sot dhe nesër në Shkup organizohet Takim rajonal të Evropës Juglindore për HIV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorë të takimit janë, mekanizmi kombëtar bashkërendues për HIV/SIDA dhe tuberkulozë ”Se bashku më të fortë, HERA, dhe Platforma për qëndrueshmëri të programeve për parandalim, kujdes dhe mbështetje nga HIV.


Në takim do të marrin pjesë 50 përfaqësues nga tetë vende të rajonit, ndërkaq qëllimi i takimit është formimi i një mekanizmi bashkërendues rajonal që do të punojë në qëndrueshmërisë së programeve HIV në vendet e Evropës Juglindore./Telegrafi/