LAJMI I FUNDIT:

Në Shkodër përmbyten 3,455 hektarë tokë

Në Shkodër përmbyten 3,455 hektarë tokë

3,455 sipërfaqe hektarë toke janë përmbytur nga reshjet në Shqipëri. Bashkia e Shkodrës raporton se situata në terren vijon të mbetet problematike.  Në fshatin Obot mund të kalohet me vetëm me mjete të larta.

Gjithashtu rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, ndërsa ka prezencë uji me mbi 130-150 cm.


Ndërkohë 80 shtëpi kanë ujë në oborre.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021,ora 14.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.65 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.88 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 1 cm

Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kuotat janë të pa ndryshuara.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3455 Ha

Tokë e pakultivuar               705 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe   2470 Ha

Grurë                                      150 Ha

Bimë Dekorative 87  Ha

Pemtore         40  Ha

Sera 3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha

Grurë 45 Ha

Pemtore 35 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera  3 Ha

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1400 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar  290 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 935 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar  30 Ha

Foragjere   të dyta, jonxhe  80 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 40 Ha

Foragjere   të dyta, jonxhe  150 Ha

Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Tokë e pakultivuar 125 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 365 Ha

Pemtore    5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.