Kosova do të prezantohet me rreth 40 projekte që kapin vlerën e rreth 500 milionë eurove në samitin që do të organizohet në Londër për vendet e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen e Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim.
Kështu kanë bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Gazmend Abrashi, koordinator nacional për Ballkanin Perëndimor në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Me projekte të tyre do të prezantohen në këtë samit 18 komuna të Kosovës, projektet e të cilave janë pranuar për t’u prezantuar në këtë samit.
Gërxhaliu tha se e veçanta e këtij samiti do të jetë paraqitja e Kosovës me projekte konkrete, ku totali i vlerës që do të tentohet të argumentohet është afër 500 milionë euro.
Ajo që e bënë të veçantë nga këndvështrimi i Kosovës një samit të tillë, sipas tij, është fakti që për herë të parë Kosova është përgatitur që të ketë propozime konkrete.
“Ajo çka e veçon këtë samit është edhe fakti që Kosova do të jetë e paraqitur, përveç aspektit politik edhe me projekte konkrete dhe për herë të parë përveç projekteve me rëndësi publike, projekteve me rëndësi nga partneriteti publiko-privat do të ketë edhe projekte për të aplikuar nga sektori privat. Totali i vlerës që do të tentohet të argumentohet është afër 500 milionë euro dhe kjo e dëshmon me së miri rëndësinë dhe qasjen e Kosovës në këtë samit”, tha Gërxhaliu.
Kreu i OEK-ut, pati kritika edhe për bllokadën rreth mos miratimit të demarkacionit me Malin e Zi. Gërxhaliu tha se ky samit po ndodhë në një moment ku Kosova nuk po mund të çlirohet nga një agjendë politike e cila në momente të caktuara interesat politike po ngritën mbi interesa të popullit dhe zhvillimit ekonomik.
“Jemi dëshmitar të asaj çfarë është duke ndodhur në parlamentin e Kosovës ku kemi një bllokadë të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion. Kjo po ndodhë në kohën kur Kosova do të vizitohet nga krerët evropian, nga Junker, Mogherini dhe Hahn, po ndodh e tëra kjo kur kemi një samit të tillë dhe besoj se është koha kur duhet të kuptojnë që mbi interesa të shtetit nuk mund të jetë interesi politik dhe ai partiak. Por jam optimist se Kosova do të mbijetoj edhe në këtë kohë dhe do të funksionoj si shtet ndoshta për inati të armiqve dhe për inati të politikanëve në Kosovë”, theksoi Gërxhaliu.
Ndërsa, koordinatori nacional për Ballkanit Perëndimor pranë zyrës së kryeministrit, Gazmend Abrashi, tha se kanë përgatitur diku 40 projekte që do të prezantohen në Samitin e Londrës.
Abrashi theksoi se nga këto projekte 14 apo 15 projekte do të jenë nga bizneset private.
“Kësaj here e kemi marrë më seriozisht këtë pjesëmarrje të Kosovës dhe kemi përgatitur mesë 40 projekte. Projektet kanë të bëjnë me infrastrukturë, gjegjësisht projekte infrastrukturore në të cilat janë kyç kryesisht të gjitha komunat dhe janë projekte të cilat në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës kemi ftuar komunitetin e biznesit të aplikoj që së bashku me zyrën e kryeministrit do të jenë prezentë në samitin e Londrës”, tha Abrashi.
E mira e krejt këtyre projekteve, sipas Abrashit është se shumë projekte kanë të bëjnë me energjinë solare.
Ai përmendi dy projekte që flasim për mbi 250 megavat në energjinë solare, derisa, ka projekte që kanë të bëjnë edhe me energjinë e ripërteritshme të ujit, erës dhe formave tjera.
Në këtë samit, njëra ndër projektet kryesore që do të prezantohet është unaza e brendshme të Prishtinës që lidhë periferinë e kryeqytetit me autostradat ekzistuese, e që kap vlerën e 63 milionë euro.
Pos këtyre projekteve, në Samitin e Londrës Abrashi tha se do të prezantohen edhe dy projekte të veçanta që janë nacionale dhe shumë të mëdha. Projekti i gazsjellësit dhe linja hekurudhore Kosovë-Shqipëri.
“Jashtë këtyre projekteve është me rëndësi të cekim që janë dy projekte tjera nacionale që kryeministri Haradinaj do t’i prezantoj në EBRD. Është projekti i gaz sjellësit i cili është në ndërtim e sipër i ashtuquajturi TAP, i cili niset nga Azerbajxhani, vjen në Gjeorgji, Turqi, Greqi dhe Shqipëri. Ky gaz sjellës vazhdon prej Fierit dhe shkon në pjesën jugore të Italisë… Projekti i dytë i cili është më shumë projekt të cilin është duke e shtyrë pala kosovare është ndërlidhja e rrjetit hekurudhor të Kosovës me Shqipërinë. Siç e dini nuk ekziston rrjet hekurudhor me Shqipërinë, ideja është të nisemi prej Fushë Kosovës në Tiranë-Durrës dhe me dal në portin e Durrësit”, theksoi ai.
Abrashi tha se 17 kilometra është pjesa e Kosovës nga Prizreni deri në kufi që duhet ndërtuar, ndërsa pjesa tjetër është diku 108 kilometra, nga kufiri deri në Milot. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën