LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Pollogut zbulohen 10 shtetase të huaja të paparaqitura

Në rajonin e Pollogut zbulohen 10 shtetase të huaja të paparaqitura

Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, njoftoi se 10 shtetase të huaja të moshës prej 19 deri 38 të cilat të paparaqitura kanë qëndruar në shtet, janë zbuluar përmes një aksioni kontrollues të policisë në tri objekte hotelierike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB, aksioni kontrollues është kryer në orët e vona të natës dhe në objektin “Erdi Boss” në Zhelinë janë zbuluar katër shtetase të Shqipërisë, dy shtetase janë zbuluar në kontrollin në objektin “Nota” në Çegran, ndërsa në kontrollin “Viena” në Gostivar janë zbuluar katër shtetase të Serbisë. Janë kontrolluar edhe dy objekte tjera, një në Gostivar dhe një në Bogovinë, por aty nuk janë gjetur shtetase të huaja.


Josifovski tha se, aksioni i mbrëmshëm është pjesë e aktiviteteve të SPB-së për zbulimin e shtetaseve të huaja që cila joligjërisht qëndrojnë në shtet dhe mundësinë që ato mund të përfshihet në tregtinë me njerëz dhe vepra kriminele./Telegrafi/