Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e jetës kulturore dhe kreative në këtë komunë.

Sipas njoftimit, kjo hapësirë moderne pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe komunitetit artdashës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim dhe bashkëpunim.


“Kjo qendër do t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të mira për zhvillim, bashkëpunim dhe krijimtari”, thuhet në njoftim.

Nga ministria bëhet e ditur se projekti kap vlerën mbi 3 milionë euro dhe konsiderohet investim i rëndësishëm në infrastrukturën kulturore.

“Me një investim mbi 3 milionë euro, projekti sfuqizon infrastrukturën kulturore dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit në nivel lokal dhe më gjerë”, theksohet më tej.

Ky projekt synon të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, duke kontribuar në rritjen e potencialit kulturor në nivel lokal dhe më gjerë. /Telegrafi/