LAJMI I FUNDIT:

Në PSD e mirëpresin Ilir Dedën

Në PSD e mirëpresin Ilir Dedën

Pas disa përplasjeve publike, kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Ilir Dedës me Partinë Socialdemokrate.

Pas shpërfaqjes së mospajtimeve brenda Alternativës, deputeti i PSD-së, Salih Salihu ka thënë se deputeti i Alternativës Ilir Deda anon kah Partia Socialdemokrate.


Sipas tij, Deda është i mirëseardhur në këtë parti, meqë bashkë me kryetarin e tanishëm të PSD-së Shpend Ahmetin kishte qenë edhe një prej themeluesve të FER-it.

“Sa e kam parë Dedën e ka një simpati pak më tepër për PSD-në në krahasim me bashkëpartiaken e vet Mimoza Kusari-Lilën, e cila duket se më tepër anon kah Lëvizja Vetëvendosje dhe duket se do të qëndrojë në koalicion me LVV-në. Tash kështu së paku është përcjellë nëpër korridore, por jo diçka zyrtare. Por ne e mirëpresim Dedën, sepse ka qenë edhe pjesë e FER-it dhe mendoj se vendi i takon në PSD, jo diku tjetër”, ka deklaruar Salihu për “Zërin”.

Këto zhvillime i ka komentuar njohësi i çështjeve politike Rasim Alija, i cili ka thënë se përplasjet e akuzat ndërmjet udhëheqësve të Alternativës më shumë janë protagonizëm e marrje e vëmendjes sesa diçka përmbajtjesore që lidhet me subjektin politik.

Megjithëkëtë, duke u nisur nga rrethanat aktuale Alija ka konsideruar se bashkëpartiakët, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, në një të ardhme të afërt mund të përfundojnë në parti të tjera politike.

“Alternativa është aktive vetëm në Gjakovë. Nuk ka fuqi të theksuar politike që do të mundë të bënte ndonjë ndryshim në nivel vendi. Duke e ditur këtë protagonistët e Alternativës, e duke e lidhur edhe fatin politik të tyre me subjekte tjera politike, ka gjasa që të dy këta protagonistë, Deda e Kusari-Lila, të përfundojnë në subjekte të tjera politike ose në rastin e Kusarit të ketë koalicione parazgjedhore me ndonjë subjekt politik”, ka potencuar ai.

E tërë kjo sipas Alijës është një kalkulim për t’i mbijetuar tretjes si figura publike, por edhe si subjekt politik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori