LAJMI I FUNDIT:

Në Prokurorinë për krim të organizuar nuk ka vend për prokurorët e PSP-së

Në Prokurorinë për krim të organizuar nuk ka vend për prokurorët e PSP-së
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar ka tre vende të lira dhe është më se e sigurt se nuk do të ketë vend për të gjithë prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike. Megjithë kapacitetet e tyre dhe udhëheqjen e një prej rasteve më të ndërlikuara, shumica do të kthehen në zyrat e prokurorisë amë.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë thotë se nuk ka asnjë pengesë për hapjen e konkursit dhe të plotësohen vendet e lira të punës në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar, por thotë se duhet të bëhet një analizë nëse ekziston nevoja për të rritur numrin e prokurorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Puna e tyre duhet të analizohet, sa lëndë janë duke u përpunuar aktualisht, numri i hetimeve të paraqitura, numri i aktakuzave të paraqitura, që Këshilli të arrijë në një konkluzion nëse ka nevojë për të rritur numrin e prokurorëve”, tha Aco Kolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Për momentin, prokurorët e PSP janë përqendruar vetëm në rastet gjyqësore dhe hetimore që i kanë punuar në Prokurori e cila është shuar, ndërsa nuk u janë caktuar raste të tjera nga prokuroritë amë.

Nga të gjithë prokurorët që ishin në PSP, vetëm prokurorja, Lile Stefanova vinte nga krimi i organizuar dhe ajo po udhëheq disa nga rastet kryesore të PSP-së. Ligjërisht, ajo duhet të kthehej në prokurorinë e Radovishit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori