LAJMI I FUNDIT:

Në pritjen për Ditën e Pavarësisë, krerët e shtetit thonë se Kosova do të vazhdojë rrugëtimin me aleatët e saj

Në pritjen për Ditën e Pavarësisë, krerët e shtetit thonë se Kosova do të vazhdojë rrugëtimin me aleatët e saj

Krerët e shtetit në pritjen shtetërore të organizuar me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë folur për sakrificat dhe vuajtjet e popullit për liri, sfidat me të cilat po përballet vendi tani si dhe rëndësinë e ruajtjes së raporteve miqësore me aleatët.

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj para të ftuarve, ka thënë se aleatët janë të rëndësishëm sot sikur në kohën kur Kosova përmbushi ëndrrën për liri e shtet.


“Ne jemi krenarë që në këtë rrugëtim tonin për shtet të pavarur patëm mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë ndërkombëtarë, e veçanërisht të SHBA-së dhe shteteve të Evropës. Ashtu si në ditët tona më të errëta, ata qëndruan pranë nesh në rrugëtimin me sfida plot të shtetndërtimit”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, suksesi i Kosovës është edhe sukses i aleatëve të saj. Ndërsa, ka theksuar se çmimi i lirisë është më i shtrenjti dhe më i çmuari.

“Po aq sa ishin aleatët të rëndësishëm aleatët kur ne përmbushëm ëndrrën për liri e shtet, po kaq të rëndësishëm janë edhe sot derisa angazhohemi e punojmë për ta mbrojtur lirinë, shtetin e të ardhmen tonë. Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’iu dalim në ballë të gjitha sfidave”.

Osmani mes tjerash është shprehur se themelet e Republikës së Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës.

“Ne kemi punuar fort për të ndërtuar institucione që pasqyrojnë këto vlera”, ka thënë ajo, duke shtuar se Kosova është e denjë dhe e meriton vendin e saj në gjirin e familjes euroatlantike.

Për raportet e Kosovës me aleatët në këtë pritje shtetërore ka folur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai thënë se Kosovës gjithnjë i kanë qëndruar afër miqtë dhe aleatët, “të cilët kanë udhëtuar me ne si në kohë të vështira, ashtu edhe në momente festive si sot”.

Kreu i ezekutivit më tej ka thënë se Kosova ka qenë dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj bashkë me miqtë e aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Me miq dhe aleatë jemi më të fortë dhe të sigurt. Bashkë kemi ardhur deri këtu e bashkë do të vazhdojmë për të përparuar drejt aty ku jemi nisur, drejt BE-së dhe NATO-s. Nga 19 shtete të NATO-s të cilat janë ndërhynë ushtarakisht kundër Serbisë, kaluam te 117 shtete që na e njohën pavarësinë. Vetëm kështu të fortë me miq e aleatë, Kosovë ne të dalim zot”, është shprehur Kurti.

Ai më tej ka përmendur ish-kryeministrin Hashim Thaçi teksa ka rikujtuar historikun e ditës së 17 shkurtit 2008.

Kurti ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës me 17 shkurt 2008 e kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Ka shtuar se deklaratën e shpalljes së pavarësisë përveç 109 deputetëve, e kishin nënshkruar edhe krerët e institucioneve të asaj kohe, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi, duke specifikuar se Hashim Thaçi e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë.

“Më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike e shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Me votat dhe nënshkrimet e 109 vetave, që nënshkruan deklaratën e pavarësisë, dokumentit themeltar të shtetit tonë”.

“Atë ditë mbi pergamenën e kuruar ku ishte dorëshkruar teksti i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, krahas 109 deputetëve u nënshkruan edhe tre krerët e shtetit të sapo shpallur të pavarur, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi që edhe e lexoi atë në Kuvend”, ka thënë kryeministri në pritjen solemne.

Ndërsa, kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalën e tij ka thënë se çdo përvjetor i pavarësisë së Kosovës “na bën krenarë si popull, që me sakrifica të panumërta, më shumë se shekullore ia dolëm që të triumfojmë mbi pushtimin serb”.

Konjufca mes tjerash ka përmendur edhe ish-drejtuesit e UÇK-së që “padrejtësisht nuk po mund të festojnë këtu me ne për shkak se ndodhen në një proces akuzash të pabazuara”.

“Në këtë ditë festimi, ne do të jemi përherë falënderues ndaj miqve dhe aleatëve tanë, në krye me SHBA-në dhe shtetet e rëndësishme të BE-së dhe vendet mike anembanë botës”, ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori