LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të hetimeve për sulmin ndaj drejtorit të PTK-së

Në pritje të hetimeve për sulmin ndaj drejtorit të PTK-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaruan se sulmi ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nga pjesëtarë të policisë, nuk duhet ta vërë në pikëpyetje punën e shkëlqyer të forcave të rendit. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, thotë se është në pritje të rezultatit të hetimeve.

Pas sulmit fizik të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, nga dy pjesëtarë të Policisë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se janë duke pritur rezultatin e hetimeve.

Sipas Sefajt, raste të tilla duhet të klasifikohen si incidente dhe të mos konsiderohen si raste për të cilat nuk do të ketë drejtësi.


Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se incidentet e tilla nuk duhet ta vënë në pikëpyetje punën e shkëlqyeshme që bën Policia e Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi të dielën se ka suspenduar nga detyra policin Avni Berisha deri në kryerjen e hetimeve.

Në këtë rast, sipas xhirimeve të publikuara në media, dyshohet se është përfshirë edhe drejtori i Antikrimit, Nazim Sahiti, ndaj të cilit Inspektorati nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Për këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, jep shpjegim, raporton RTK.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, u sulmua të shtunën në mesditë, kurse më vonë tha se nuk i di arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori