Lista e plotë e fituesve në Festivalin "Kënga Magjike"
Sonte (e shtunë) është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të të Festivalit "Kënga Magjike" që është shoqëruar me spektakël dhe emocion, ndërsa natyrisht se më e rëndësishmja ishin çmimet për realizimet muzikore që konkurruan në këtë eveniment.
Në edicionin e sivjetmë, krahas nikoqirit Ardit Gjebrea, kanë prezantuar edhe Klaudia Pepa dhe Bora Zemani.
Më poshtë, Telegrafi jua sjell listën e plotë të fituesve në "Kënga Magjike 2018":
Vokali më i bukur femëror - Venera Lumani
Grupi më i mirë - Revolt Klan
Çmimi i Televizionit Klan - Klajdi Haruni
Çmimi për artistin/en më të mirë - Wendi Mancaku
Çmimi 'Çesk Zadeja' - Erik Lloshi
Çmimi stil - Rovena Dilo dhe Onati
Dueti më i mirë - Flori Nazifi dhe Inis Neziri
Më të votuarit në ueb-faqe - Fifi dhe MC Kresha
Çmimi Euro Trend - Manuel Moscati dhe Matteo Becucci
Çmimi i produksionit Jon Music - Kejsi Tola
Çmimi i kritikës - Rozana Radi
Vokali më i mirë mashkullor - Mentor Haziri
Çmimi 'Magjia e parë' - Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama
Çmimi i RTV21 - Ardit Çuni dhe Daniela Toçi
Çmimi 'Best to invest' - Krusita
Çmimi EtnoTrend - Artiola Toska dhe Bruno
Performanca më e mirë - Ronela Hajati
Çmimi i Interpretimit - Era Rusi
Çmimi për Baladën më të mirë - Flori Mumajesi
Kënga hit - Aurela Gaçe dhe Eli Fara
Çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si edhe Fifi dhe MC Kresha që zunë vendin e tretë. /Telegrafi/







































