Në Prishtinë policia ka konfiskuar monedha që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin e policisë thuhet se një zyrtar i një banke ka lajmëruar rastin.


"Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se gjatë numërimit të monedhave të deponuara në bankomat ka hasur në një shumë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Njësiti i forenzikës ka konfiskuar parat e dyshuara", ka njoftuar Policia.

Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse. /Telegrafi/