Në prag të zgjedhjeve shtohen punësimet në administratën e Maqedonisë
Shpallja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 12 prill të vitit 2020, ka aktivizuar shumë institucione shtetërore e ndërmarrje publike për shpalljen e konkurseve për punësime të ndryshme.
Data e zgjedhjeve është shpallur më 21 tetor dhe që atëherë janë me dhjetëra konkurse që janë shpallur nga agjencia për administratë për qindra vende pune, ndërkohë që shumë shpallje tjera janë në përgatitje e sipër. Ministria e Bujqësisë, ajo e Drejtësisë, drejtoria e të ardhurave publike, institucionet shëndetësore e komunat, janë vetëm nga institucionet që kërkojnë punonjës të ri.
Nga Ministria e Administratës Publike pranojnë shpalljen e konkurseve, por hedhin poshtë reagimet në opinion se punësimet bëhet për sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare.
“Po, kemi shpallur dhe do të shpallin konkurse. Punësimet nuk do të ndalen pasi institucionet kanë nevojë për punonjës. Ne nuk kemi një evidencë se kush për çfarë ka nevojë, pra ne si ministri nuk i publikojmë konkurset por organet e administratës që kanë mungesë të kuadrit. Ne po bëjmë reforma në administratë, por nuk mund të ndalojmë boshllëqe atje ku ka nevojë për punonjës. Dhe gjithë këto nuk bëhen për fushatë zgjedhore, do të respektohen të gjitha procedurat ligjore”, ka deklaruar Ministri i Administratës Publike, Damjan Mançevski.
Punësime janë bërë edhe në të kaluarën, pra gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, e cila tani thotë se këto punësime nuk janë gjë tjetër pos përpjekje e pushtetit për të siguruar më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ka kërkuar nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit që të hetojë të gjitha konkurset, nëse janë bërë ose jo në përputhje me dispozitat ligjore.
Nga Komisioni Anti-korrupsion janë të vetëdijshëm se punësime do të bëhen andaj edhe po ndjekin situatën me kujdes.
“Të gjithë e dimë se të gjitha punësimet në sektorin publik bëhen në kohë të zgjedhjeve me qëllim që të përfitojnë politikisht, apo të sigurojnë vota nga ata që punësohen dhe familjarët e tyre. Ne si komision konsiderojnë se jemi në krye të detyrës, po ndjekim situatën dhe do të ndërhyjmë nëse vërejmë keqpërdorim të punësimeve në administratë”, Goran Tërpenovski nga Komisioni Anti-korrupsion.
Ish-anëtari i këtij komisioni, Arif Musa, thotë se punësimet e tilla janë të dëmshme pasi nuk vijnë në shprehje kuadrot të mirëfillta, por “ushtarët partiakë”, që sipas tij, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për partinë, por jo edhe të jenë në shërbim të qytetarëve në vendet ku do të punësohen.
“Ky është një fenomen që tanimë është bërë traditë në këtë vend. Bëhet fjalë për veprimin më anti-ligjor të shfrytëzimit dhe e keqpërdorimit të punonjësve të administratës, të cilët pastaj diskriminohen në baza partiake, kombëtare dhe familjare. Ata gjithmonë do të mbeten në margjina të obligimeve të cilat ndodhet para tyre”, thotë Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit Anti-korrupsion.
Në bazë të dispozitave ligjore, pas shpalljes së zgjedhjeve apo dekretimit të tyre, punësime lejohen të bëhen vetëm në ato institucione që kanë nevojë të patjetërsueshme për funksionimin e tyre normal dhe të papenguar. Punësimet tjera llogariten si të paligjshme dhe pas përfundimit të zgjedhjeve ka ndodhur që personat e tillë të largohen puna apo të zëvendësohen me kuadro të partive tjera./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin